More
    HomeUncategorizedA ekziston mundësia e një rikthimi me Bojken Lakon? Flet Semi Jaupaj

    A ekziston mundësia e një rikthimi me Bojken Lakon? Flet Semi Jaupaj

    Bojken Lako dhe Semi Jaupaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas shumë vitesh bashkë. Këtë lajm e bëri të ditur vetë artistja më herët në “Kënga Magjike”, ku mori pjesë me këngën “Jetike”.

    Ky raport mes dyshes është bërë po ashtu dhe një temë diskutimi në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Banorët janë kuriozë të dinë më tepër rreth kësaj marrëdhënie dhe nuk ngurrojnë që ta pyesin Semin herë pas here.

    Më herët, në “BBV” ajo pohoi se këngëtari ishte dashuria e saj e parë dhe se ish-çifti është njohur kur Semi ka qenë vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34. “”Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. Para Big-ut, e pyeta nëse duhet të futesha ose jo”, tha Semi Jaupaj.

    Së fundmi, raporti mes tyre është diskutuar sërish, ku ndër të tjera, këngëtarja ka pohuar se nuk ka asnjë shans që ajo të rikthehet me Bojkenin, kjo për vetë faktin se ata kishin plot 8 vite dhe kur i dhanë fund mes tyre ishin të sigurtë për atë që po bënin.

    Pjesë nga biseda: Semi: Kur më pyesin a ka ndonjë shans që unë të rikthehem me Bojkenin, i thoja jo se nga vetë koha që kam kaluar ka qenë shumë. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja prit se nuk i dihet… Unë kam ndenjur 8 vite.

    Monika: A kishit dëshirë që të bënit ndonjë fëmijë? Semi: Jo, gjëja që më ka pëlqyer më shumë te Bojkeni është se më ka lënë shumë të lirë dhe ngaqë e ka ditur se kam dashur që të merrem me muzikën dhe të kisha gjëra të tjera primare…Ngaqë e ka ditur këtë gjë, s’ma ka kërkuar asnjëherë një gjë të tillë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img