More
    HomeUncategorizedA mendon për dikë? Rrëfehet Arjola Demiri mbi jetën sentimentale

    A mendon për dikë? Rrëfehet Arjola Demiri mbi jetën sentimentale

    Arjola ka treguar në këtë “Big Brother Vip” shumë momente të vështira për jetën e saj private. Ajo ka rrëfyer për banorët mbi divorcin e saj, vështirësitë ekonomike, tentativën për vetvrasje dhe deri tek komplekset e të qënit një nënë beqare.

    Donaldi i ka drejtuar aktores pyetjen: A ke dikë në mëndje? Arjola u përgjigj duke sqaruar se nuk është duke shijuar një histori romantike por lutet çdo ditë që në jetën e saj të ketë një mashkull që t’i falë asaj dashuri.

    “Nuk kam asnjë në mëndje, ama lutem që të vijë një mashkull në jetën time. Por unë dua dikë që të insistojë për të shfaqur dashurinë e tij”,-tha Arjola. Më herët Arjola ka treguar se ish-partneri i saj e ka tradhëtuar, veprim të cilin ajo u përpoq ta falë për 6 vite.

    “Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhëtoja, më tradhëton vetë. Në fillim mendova se ishte mërzitur për faktin se fëmija i parë na doli vajzë dhe për këtë arsye tentova edhe dy shtatzënitë e tjera. Por ishte e kotë’’, u shpreh ajo.

    “I shijonte jeta që kishte jashtë, se sa ajo brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim për mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, shtoi Arjola.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img