More
    HomeUncategorizedAksiden.tohet aktori i njohur, ja njoftimi i Teatrit Kombëtar (FOTO)

    Aksiden.tohet aktori i njohur, ja njoftimi i Teatrit Kombëtar (FOTO)

    Aktori i njohur i teatrit, Lulzim Zeqja është përfshirë në një aks id  ent automobilistik. Lajmin e bën me dije Teatri Kombëtar, teksa njofton për shtyrjen e shfaqjes “Edmond” që prej disa ditësh po përjetonte sukses teksa ishte pritur shumë mirë nga spektatori. Për fat të mirë, protagonisti i shfaqjes, Zeqja është jashtë rrezikut për jetën, por e ka të pamundur të vijojë performancën në shfaqje.

    Njoftimi i Teatrit Kombëtar: Të dashur miq të teatrit, Për shkak të një aks id ent automobilistik, i cili ka përfshirë aktorin e teatrit kombëtar z.Lulzim Zeqja njëkohësisht dhe protagonistin e shfaqjes “Edmond”, ju njoftojmë se shfaqjet e ditës së sotme dhe datave 23-24-28-29-30-31 tetor 2021, janë anulluar.

    Fatmirësisht, z. Zeqja është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të performojë në shfaqjen “Edmond” në vazhdim. Duke ju kërkuar ndjesë e duke ju falenderuar për mirëkuptimin, Teatri Kombëtar do t’ju njoftojë në vazhdim se si do të proçedohet me rimbursimin e biletave.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img