More
    HomeUncategorizedBora reagon për herë të parë për raportin Semi-Donald: ‘Komentoni, por mos...

    Bora reagon për herë të parë për raportin Semi-Donald: ‘Komentoni, por mos shpifni’

    Pas gjithë çfarë është përfolur javët e fundit rreth trekëndëshit Semi-Donald-Bora, kjo e fundit vendosi të reagojë përmes një deklarate në Instagramin e saj. Bora e quan “absurde” gjithë fjalët e thëna dhe diskutimet e bëra deri tani dhe ka kërkuar hapur t’i jepet fund kësaj çështjeje.

    “Më duhet t’i përgjigjem absurditetit që po ndodh. Sado të përpiqem të jem indiferente siç bëj gjithmonë, e kam të pamundur kur shoh që përmendet emri im çdo ditë në lajme, thashetheme e të folura pa takt. Kam punuar me përulësi që 16-vjeç dhe pa dashur të fitoj në publik vëmendje të pamerituar.

    Asnjëherë nuk kam besuar që gjërat fitohen qyl, duke qëndruar në vend e duke u marr me fjalë. Në fakt kam dashur ta fitoj vëmendjen vetëm përmes punës sime dhe kurrë prej jetës personale. Ndoshta më keni parë shpesh në median rozë jo prej dëshirës sime, jua siguroj. Kjo edhe nga fakti që duroj shumë sado budallallëqe thuhen e shtohen përditë. Unë shoh punën dhe jetën time pa përmendur e pa përfshirë askënd tjetër.” – shkruan Bora.

    Përsa i përket çështjes së shumëpërfolur, moderatorja bën me dije se s’ka asnjë dyshim në lidhje me mikeshën e saj dhe se gëzon respekt për ish-partnerin pavarësisht ndarjes.

    Kjo eksperiencë nuk më takon mua, por Donaldit dhe Semit. Ata të dy janë njerëz të lirë të sillen dhe ta shfrytëzojnë si të duan. Di të them që kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë jashtë prej meje. Nuk dyshoj në asnjë moment që Semi mund të ketë pëlqim më shumë se shoqëror për Donaldin.

    Nga ana tjetër edhe pse nuk jemi bashkë prej kohësh, unë dhe Donaldi gëzojmë respekt për njëri tjetrin dhe nuk do të krijonim kurrë situata të tilla. E shoh thjesht si mbështetje dhe krah për njëri-tjetrin. Kaq. E kuptoj që duhet të komentoni, por mos e ekzagjeroni dhe mbi të gjitha mos shpifni.”- përfundon Bora.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img