More
    HomeUncategorizedBora Zemani reagon për herë të parë publikisht, tregon emocionet e puthjes...

    Bora Zemani reagon për herë të parë publikisht, tregon emocionet e puthjes me Donadin

    Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padyshim kryefjala e mediave dhe rrjeteve sociale që pas takimit të tyre në “Big Brother VIP”. Dyshja na fali një nga momentet më të bukura e emocionuese të ekraneve shqiptare.

    Por vetë Bora si u ndje? Sot, në një puntatë që nisi më ndryshe se çdo herë në “Për’puthen”, pasi në ekranin e madh në studio u shfaqën pamjet e të premtes mbrëma, moderatorja rrëfeu se edhe ajo kishte përjetuar emocione shumë të forta .

    “E dija që do të më ngacmonin për këtë çështje, por nuk prisja deri në këtë pikë”, tha Bora, këtë rolin e të intervistuarës në program. E pyetur nga opinionisti Arjan Konomi nëse ky ishte një ribashkim mes saj dhe Donaldit Bora u përgjigj se as ajo vetë nuk e dinte, megjithatë siç edhe konkurrentët thanë, ata duket se janë bërë për njëri-tjetrin.

    Gjithashtu ajo tregoi se emocionet për të vazhduan edhe pas spektaklit të “Big Brother VIP”, pasi shoqja e saj dhe Semit, ishte bërë nënë, po atë natë. Bora tha se ishte e lumtur që kishin përcjellë mesazhe të forta, jo vetëm dashurie, por edhe për shoqëri të ngushta, si e saj dhe Semit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img