More
    HomeUncategorizedÇfarë tregon kur ai ~vazhdimisht~ të shtrëngon qafën me duar për të...

    Çfarë tregon kur ai ~vazhdimisht~ të shtrëngon qafën me duar për të të puthur

    Nga takimi i Borës dhe Donaldit dje në Big Brother Vip (a.k.a takimi më romantik që kemi parë së fundmi në një reality show), s’mund të të mos tërhiqnin vëmendjen disa detaje specifike. Pikë së pari, ishte kimia e dukshme fizike mes tyre dhe së dyti, duart e Donaldit rreth qafës së Borës!

    Ai vazhdimisht i mbante të dyja duart të rrethuara rreth qafës së saj, si për të treguar gjithë pasionin që s’e shprehte dot ndryshe apo për ta “poseduar” gjithë qënien e saj me duart shtrënguar rreth qafës. Gjesti i duarve është kryesisht gjest tipik i meshkujve mesdhetarë, të cilët kanë tendencë ta shprehin dashurinë në mënyrë paksa agresive, si për të treguar dominancë mbi partneren

    Çfarë thonë psikologët për një gjest të tillë të gjuhës së trupit? Padyshim kur partneri prek qafën tuaj me duar gjatë gjithë kohës tregon se është i tërhequr nga ju, po përpiqet t’ju qetësojë ose të dominojë. Ka një sërë arsyesh pse një djalë prek vazhdimisht qafën tuaj, prandaj është e rëndësishme t’i jepni shpjegim duke u bazuar në kontekstin e situatës dhe veprimit.

    Ju e tërhiqni seksualisht Nëse ai e bën vazhdimisht një veprim të tillë, gjuha e trupit nuk gënjen. Eshtë i tërhequr prej jush dhe do ta tregojë këtë duke të prekur ashtu siç dikush tjetër nuk do të guxonte.

    Ai do të shohë si do reagosh ti Ndoshta prekja me duart mbrapa qafës mund t’i përkasë edhe një tjetër rasti. Ai e bën këtë për të parë si do të reagosh ti kur të kuptosh se ai ndjen për ty, por s’ka ende një reagim tëndin ndaj tij. Duke bërë këtë, ai jep sinjale përmes trupit dhe pret të shohë nervozizëm dhe emocione nga pala tjetër.

    Po tregohet dominant! Një burrë mund ta bëjë një gjest si ky (sidomos në publik) edhe për t’i treguar të tjerëve rreth e rrotull që është ai dominanti në marrëdhënie. Dominanca mashkullore mund të jetë ndonjëherë edhe shenjë tërheqjeje. Nëse ai tërhiqet seksualisht nga ty, mund ta tregojë këtë përmes një sinjali të tillë që vjen nga gjuha e trupit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img