More
    HomeUncategorizedEmocionuese! Ritakohen pas 16 vitesh protagonistët e serialit të famshëm latin (video)

    Emocionuese! Ritakohen pas 16 vitesh protagonistët e serialit të famshëm latin (video)

    VIDEO. Pasion de Gavilanes (Pasion i Fshehtë) ka qenë një prej serialeve më të ndjekura latine të kompanisë Telemundo. Ky prodhim u transmetua dhe në Shqipëri në vitet 2004-2005. Historia ka të bëjë me dashurinë e 3 vëllezërve me 3 motra, të cilët gjenden përballë shumë peripecish, intrigash, xhelozi dhe ha kmarrje.

    Kjo histori është ripërsëritur disa herë me aktorë të tjerë, por kësaj here aktorët kryesor u ritakuan, në një episod të versionit të ri të këtij seriali. Protagonistët e serialit kanë qenë Danna Garcia (Norma), Paola Rey (Himena), Natasha Klauss (Sarita), Mario Cimarro (Huan), Juan Alfonso Baptista (Oskar) dhe Michel Brown (Franko).

    Natasha Klauss,Paola Rey dhe Mario Cimarro ishin shkëputur nga aktrimi, ndërsa të tjerët e kanë vazhduar karrierën e tyre, veçanërisht Danna Garcia dhe Michel Brown.  Danna Garcia u bë mama në moshën 40 vjeçare, partneri i saj është një shkrimtar spanjoll.

    Michel Brown është i martuar me aktoren Margarita Munoz. Paola Rey është e martuar me aktorin Juan Vargas Miller dhe kanë 2 djem. Ndërsa Juan Alfonso Baptista dhe Michel Brown e kanë ruajtur ndër vite miqësinë e tyre dhe janë miq të ngushtë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img