More
    HomeUncategorizedGraniti i lidhur jashtë Big Brother? Më në fund konkurrenti i rrëfen...

    Graniti i lidhur jashtë Big Brother? Më në fund konkurrenti i rrëfen të gjtha!

    Marrëdhënia mes Fifit dhe Granitit ka ndryshuar pasi ky i fundit i tregoi se nuk e shihte më shumë se shoqe. Mirëpo, në spektaklin e të martës, ai tha se pavarësisht kësaj, nuk do të dilte me asnjë vajzë tjetër në shtëpinë e “Big Brother VIP”, gjë që ka bërë që nga opinionistët në studio dhe kudo në rrjet, të aludohet se Graniti ka një lidhje jashtë.

    Mbrëmjen e djeshme, pak pas mesnatës, në një nga kanalet e ‘Digitalb’, ku banorët mund të ndiqen 24 orë live, teksa bisedonte me Fifin, konkurrenti e ka konfirmuar këtë, duke e pranuar për herë të parë. Modeli tha se kishte bashkëjetuar me një vajzë, por aktualisht kishin një marrëdhënie të komplikuar.

    “Kam bashkëjetuar me të, tani jemi kështu ‘complicated’, por nëse ajo vjen në emision do filloj të qaj, aty do e merrni vesh se sa e dua”, tha Graniti i prekur, që më pas foli më shumë për vajzën pejane që i ka vjedhur zemrën.

    “Është nga Peja por kemi bashkëjetuar në Prishtinë. Vetëm familja ime e di per të, dhe motra e saj. Babi i ka vdekur”, i tha Graniti Fifit.

    Ndërkohë, këngëtarja, e befasuar nga deklarata e tij, e pyeti pse nuk e kishte treguar që në fillim, para se të krijonin aq shumë afrimitet. “Nuk e thashë sepse është shumë complicated marrëdhënia. Megjithatë unë ia kam rrëfyer sot edhe ‘Vëllait të Madh’”, tha Graniti.

    Në fund të bisedës, Fifi i tha se tani ajo do të sillej edhe më keq, me vajzat në shtëpi, kryesisht hyrjet e reja, që mund t’i afrohen Granitit, duke mos e kursyer edhe ironinë.

    “Po ti t’keqen motra e kishe thënë përpara, tani do jem e keqe tamam me këto të tjerat që të gjuajnë”, tha Fifi, mesa duket referuar Sarës, për të cilën para rrëfimit të Granitit, shprehu hapur xhelozinë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img