More
    HomeUncategorizedKa qenë i lidhur me Semin për shumë vite, reagon për herë...

    Ka qenë i lidhur me Semin për shumë vite, reagon për herë të parë Bojken Lako pas hyrjes së saj në Big Brother VIP

    Bojken Lako reagoi tani për herë të parë që prej hyrjes së ish partneres së tij në Big Brother dhe deklaratave të saj për të. “Për këtë temë, nuk dua të flas shumë, nuk e ndjek Big Brother dhe nuk do e ndjek, aq më tepër në këtë rast. E kam përkrahur hyrjen e saj si pjesë e mundesisë që të jep një show i tillë. Gjithçka që ajo ka thënë aty është okej. Semi thotë atë që do”, ka thënë kantautori i njohur.

    Kujtojmë se Semi nuk mendon se do rikthehet ndonjëherë me Bojkenin. “Kur më pyesin a ka ndonjë shans që unë të rikthehem me Bojkenin, i them “jo”, se nga vetë koha që kam kaluar ..ka qenë shumë. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja prit se nuk i dihet. Unë kam ndenjur 8 vite”

    Semi ka deklaruar sot vite më parë kishte vendosur ta linte Shqipërinë, madje për ta bërë këtë përshpejtoi edhe martesën e saj me ish-partnerin e saj Bojken Lakon. n“U fiksuam që të iknim, bëmë edhe celebrimin për këtë por Bojkeni është i pavendosur dhe ndërroi mendje”,- tha Semi. Ajo gjithashtu ka thënë se me Bojkenin është njohur kur ajo ishte 17 vjeç dhe ai 34 vjeç.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img