More
    HomeUncategorized“Ke bërë vetëm thashetheme në vend që të kërkoje falje!” Balina debaton...

    “Ke bërë vetëm thashetheme në vend që të kërkoje falje!” Balina debaton me Monikën

    Loja që Monika dhe Fifi bënë javën e kaluar, duke u shtirur sikur ziheshin ndikoi keq te Semi. Këngëtarja përjetoi moment paniku dhe ankthi, pasi Fifi lëvizte me shkop në dorë nëpër shtëpi. Të martën, kjo lojë u kritikua nga opinionistët e programit, ndërsa Monika u mërzit sepse mendon se publiku e ka keqkuptuar, ndërsa Semi “po hiqet kot si e sëmurë”.

    Debati vazhdoi dhe sot. Monika u shpreh e ofenduar nga komenti që opinionistja Balina Bodinaku bëri gjatë spektaklit të së martës. Ato të dyja debatuan mbrëmjen e sotme me tone të ashpëra.

    ” Ti nuk ke pse të ndihesh e lënduar apo e ofenduar. Sepse ti ke thjesht një problem që nuk e pranon që bën gabime pavarësisht moshës që ke. Të gjithë bëjmë gabime dhe ti bëre gabim me lojën e krijuar. Dhe në vend që të kërkoje falje, ti ke bërë thashetheme gjithë javën!”

    Aktorja e kundërshtoi këtë gjë duke thënë se nuk bëri asgjë me qëllim që të lëndonte Semin dhe se nuk ka arsye për të kërkuar falje.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img