More
    HomeUncategorizedKëngëtarja e njohur shqiptare: Nuk më ftuan të merrja pjesë në ‘BBV’,...

    Këngëtarja e njohur shqiptare: Nuk më ftuan të merrja pjesë në ‘BBV’, do bëhej kasaph.anë aty

    Xhesika Polo dhe Aleks Seitaj nuk njihen vetëm për artin e tyre të padiskutuar, por njëkohësisht edhe për miqësinë e ngushtë që ndajnë me njëri tjetrin. Të ftuar në ‘Abc e Pasdites me Ermal Peçi, të dy miqtë ndan të fshehtat dhe të vërtetat mes lajmeve të bujshme shumë të përfolura, siç është ajo e natyrës së marrëdhënies së tyre.

    “Jemi njohur kur kemi qenë shumë të vegjël. Unë kam qenë 16 vjeç kur jam njohur me Alexin, në 2013 dhe e kam dashur si njeri pa e njohur fare… më ka thënë ‘e ke hundën shumë të ngrënshme’ dhe nuk ka qenë asnjëherë në konotacion seksual marrëdhënia jonë, kurrë. Është një marrëdhënie që rrallë e gjejnë njerëzit. Kemi marrëdhënien më pak toksike.” , shprehu këngëtarja mbi fillimisht e shoqërisë mes tyre.

    Artistët prezantua projektin më të fund, një risjellje e këngës shumë të famshme Arcade nga Duncan Laurence. Por në këtë bashkëpunim të fundit, Xhesika na surprizoi me personazhin e veçantë që bëri pjesë të materialit muzikor: “Kemi dhe një njeri shumë të veçantë për të falenderuar faktikisht. Njeriu që ka kontribuar te kjo këngë, që ka bërë backvokalet. Është një artist i ri që do hyjë shumë shpejt në treg. Artur Polo quhet, babi im.”

    “Jam edhe unë pjesë e familjes të lutem shumë, prej 9 vitesh.”, ndërhyri më sportivitët Aleksi, duke theksuar lidhjen e ngushtë shoqërore mes tyre. Ndonëse erdhi nën petkun e këngëtarit edhe pse i prezantuar si personazhi i famshëm Vezirja, Aleksi shprehu se kënga është më tepër një passion dhe një formë argëtimi për të, por kurrë nuk mendon të nis një karrierë serioze muzikore.

    I pyetur nga Ermali nëse do të merrte pjesë në formatet e reality shoë, Aleksi tha “unë nuk mundem, pusho mos fol…”, një fjali e ndërprerë nga Xhesika e cila tha: “Mua s’më kanë ftuar. Kanë pas frikë të më ftojnë. Do bëhej si kasaphane aty.”

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img