More
    HomeUncategorizedLëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

    Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

    Mëngjesin e sotëm janë ndier lëkundje tërmeti ne vendin tonë. Sipas EMSC-së, tërmeti ishte me magnitudën 3.5 ndërsa epiqendra raportohet të jettë në Himarë.

    Mësohet se lëkundjet janë ndier shumë në qytetin bregdetar, por deri më tani nuk raportohet për dëme materiale. Tërmeti i fundit i rënë në vendin tonë, ishte një javë më parë në Lezhë, 4.5 Rihter.

    Po ashtu tronditja u ndje edhe në Tiranë. E ndërkohë kujtojmë këtu se lëkundjet e tërmetit në Shqipëri ende sjellin panik pasi nuk janë harruar akoma pasojat dhe frikën që solli tërmeti i një viti më parë ku humbën jetën disa persona dhe shumë prej tyre mbetën të plago s ur .

    Ato momentet e tmerrit janë ende të ngulitura në memorien e qytetarëve pasi kanë përjetuar gjëra që nuk kishin ndodhur më parë. Ishte një frikë për jetën sepse nga momenti në moment mund të kishte lëkundje të tjera dhe mund të ndodhte ndonjë fatkeqësi.

    Qeveria ende po punon për ndërtimin e banesave për personat që kanë aplikuar për një shtëpi të re pasi tërmeti nuk iu la asgjë pas përvec rrëno jave dhe shkatërr imeve. Shumë shtete i kanë ardhur në ndihmë vendit tonë në mënyrë që të shpejtojnë sa më shumë me ndihmat dhe me ndërtimin banesave.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img