More
    HomeUncategorizedMevlani i dha borxhin live në emision, shihni reagimin e Shqipes (video)

    Mevlani i dha borxhin live në emision, shihni reagimin e Shqipes (video)

    E besoni ose jo, muhabeti i ‘borxhit’ të Mevlanit ndaj Shqipes vazhdon edhe kësaj dite. Kjo histori ka filluar nga Shqipja, e cila mori pjesë në klipin e këngës “Love Story”(Shuj Shuj) të Mevlanit. Çdo gjë dukej sikur shkonte mirë derisa Mevlani gjatë takimit me Melisën tregoi se Shqipja ka dashur të vinte me dëshirë te klipi i tij. SHIKONI KETU VIDEON.

    Më pas Shqipja u revoltua nëpër story dhe tregoi që ai as lekët e klipit nuk ja kishte dhënë. Ajo ka shprehur revoltë disa herë dhe ka dal shumë herë nëpër intervista të flasi rreth këtij borxhi, gjë për të cilën Mevlani kurrë nuk reagoi vetëm para pak kohësh. I ftuar te “Glamour Zone” ai u pyet për borxhin ndaj Shqipes dhe tha:

    “Unë eci me këtë parim: ndodhi edhe kam fakte. Këtë gjë e dimë unë, Zoti dhe Shqipja. Nuk kam reaguar në rrjete sociale sepse më është dukur shumë fëmijënore.
    Shqipja dëgjoi një demo të këngës ’Love Story’(Shuj Shuj) dhe më thoshte gjithmonë do vij unë te klipi, do vishemi si arab se ka tendence arabe muzika, etj.

    I thashë nëse do vish ti do të paguaj njësoj si gjithë të tjerët e stafit dhe pranoi. E kam përcjellë deri në shtëpi dhe mos e harro Shqipe (i drejtohet asaj), të kam thënë ’Urdhëro lekët’ e më the ’Jo o lali nuk të marr lekë unë ty’. Mos harro se ke thënë që je dhe besimtare, nuk gënjej unë“,- rrëfehu Mevlani.

    “Për ta mbyllyr si temë , inati i Shqipes është që kur u pyeta në program, unë thashë që Shqipja më ka kërkuar të jetë në videoklip. Ajo se përtypi dot se po të kisha thënë që unë e ftova, kjo temë s’do ekzistonte. Edhe nëse i do hajde, veç mos fol më,- shtoi Mevlani.

    Shqipja e ftuar kohët e fundit te Shqipëria Live dhe Ftesë në 5 filloi të fliste përsëri rreth borxhit dhe se Mevlani ka bërë si “hallexhi” prandaj nuk ja ka dhënë lekët dhe se ajo i dha famën, ndjekësit dhe klikimet.

    Po Mevlani sot ka bërë veprimin e papritur, ai i ka dërguar asaj me zarf lekët live në emision te Shqipëria Live. Shqipja u pre nga ky gjest, grisi zarfin dhe tha se nuk pranon lekët nga njerëz fallco.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img