More
    HomeUncategorized“Mirëmëngjes vetëm Borës dhe Donaldit” po kthehet në trend, reagon Bora Zemani

    “Mirëmëngjes vetëm Borës dhe Donaldit” po kthehet në trend, reagon Bora Zemani

    Bora dhe Donaldi janë padyshim kryefjala e mediave dhe rrjeteve sociale. Dyshja që na fali një nga momentet më të bukura e emocionuese të ekraneve shqiptare, depërtuan në zemrat e të gjithve e shumë prej nesh e gjetën veten tek ta. Në këtë mënyrë, buja e këtij takimi është mëse e kuptueshme.

    Përveç videos së puthjes që është shpërndarë kudo, në Instagram ka nisur një trend i ri: “Mirëmëngjes vetëm Borës dhe Donaldit”. Duket se e gjitha nisi nga producentja e programit Lori Hoxha që postoi një foto në Instagram ku shkruante “Mirëmëngjes vetëm Bora Zemanit.

    Trendit të saj i janë bashkuar edhe Olsa Muhameti, Yll Limani e shumë përdorues të tjerë të mediave sociale. Padyshim kjo i ka rënë në sy edhe vetë Borës e cila e ka pëlqyer shumë. Ajo ka rishpërndarë postimet në Instastory duke i shoqëruar me të qeshura.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img