More
    HomeUncategorized“Nuk ke të drejtë të përmendësh vajzën time”, plas debati mes Palomës...

    “Nuk ke të drejtë të përmendësh vajzën time”, plas debati mes Palomës dhe Sheilës

    Mbrëmjen e djeshme një debat i fortë ndodhi mes Palomës dhe Sheilës. E gjitha nisi kur këngëtarja aludoi se Paloma kishte shkuar që ta përgjonte teksa po fliste me Beniadën dhe Semin në dhomë. SHIKO VIDEON.

    Më tej, gazetarja i ka drejtuar Sheilës disa pyetje, por pa e ditur se çfarë ishte thënë mes vajzave. Kjo ka sjellë acarimin e Sheilës, e cila e quajti Palomën “filmaxhie” duke e cilësuar për më tepër si një person që e shet veten për pesë followers-a.

    Ky debat mori përmasa të tjera, në momentin kur këngëtarja i tha Palomës se e vetmja gjë që di të bëjë pas grindjeve është të bëjë be, sidomos vajzën e saj. Kjo deklaratë solli revoltimin e Palomës , e cila i tha Sheilës se as ajo dhe askush tjetër nuk mund të flasë për të voglën e saj.

    Pjesë nga biseda: Sheila Haxhiraj: S’ke punë të më bësh pyetje mua në një muhabet që nuk je e përfshirë mi goc dhe rri dëgjon prapa derës, s’ishe fare prezente. Unë po flisja me të tjerë.

    Paloma: Dua të dëgjoj. Sheila Haxhiraj: Ti shiko çfarë bën ti, se unë isha prezente aty. Paloma: Pse e përfshive Semin dhe jo Beniadën. Sheila Haxhiraj: Sepse ishte situatë mes meje dhe asaj. Normal që dëgjove se ishe pas derës.

    Paloma: Aty mrapa derës do rri. Sheila Haxhiraj: Ze içik be tashi se e ke zakon, thuaj për kokën e njërit e tjetrit. Paloma: Ti shif skuthlliqet e tua. Sheila Haxhiraj: Unë ça kam t’i them në sy zemra. Paloma: Vazhdo kontraktohu, merr dhe pozicion.

    Sheila Haxhiraj: Të paktën skemaxhie, filmaxhie si puna jote s’jam. Që e shet veten për pesë folloë aty. Paloma: E shet ti mi shpirt se ti je e dëshpëruar për atë punë. Më lumtë, të gjitha i kam. Sheila Haxhiraj: Kujto se janë njerëzit idiotë të të kuptojnë ty.

    Paloma: Po ti kush je? Sheila Haxhiraj: Kjo që jam këtu, ta kthej përgjigjen në sy. Paloma: Zysh Sheila! Sheila Haxhiraj: Zysh jam, po skuthe s’jam! Paloma: Kujdes me ofendime, se s’po të ofendoj. Sheila Haxhiraj: Dhe mua mos m’i thuaj këto kështu. Paloma: Të të vijë zor për betë!

    Sheila Haxhiraj: Turp të të vijë ty që zë vajzën tënde be për budalliqe dhe çikërrima.Paloma: Është pjella ime në fund të ditës.Sheila Haxhiraj: E ke gjënë më të shenjtë!Paloma: Ik tregoji fytyrën tate publikut se kush je në të vërtet. Skenariste e frikshme je!Sheila Haxhiraj: Mos më çaj kokën!Paloma: Turp të të vijë! E para dhe e fundit herë që të dëgjoj të flasësh për fëmijën tim!Sheila Haxhiraj: E ke përmendur vetë!

    Paloma: Se ça nxjerr unë nga goja është e drejta ime. Ti mbylle gojën! Është territori im, jo i yti. Se çfarë përmend e zë be është e drejta ime. Ti qepe gojën! Mbylle gojën! Për fëmijën time s’të lejoj ty e askënd tjetër.Sheila Haxhiraj: Për fëmijën dhe familjen tënde kam respekt! S’kam nevojë të ngelet respekti te ty. Për fëmijën tim mbyll gojën. E kam zënë unë, jam unë e përgjegjshme. Ça ke, e ke ballë për ballë me mua. Kur s’të pëlqen pyetja ime, thuaj s’dua të ma bësh ti.

    Sheila Haxhiraj: Po flas për gjërat që ti thua. Fëmija yt ta ka fal Zoti dhe nuk të kam përmendur kurrë ty dhe askënd. Ti e ke përmendur vetë. Në këtë shtëpi unë përmend fjalët që ke thënë ti dhe çdo njeri. Paloma: Me fëmijën tim s’të lejoj në mënyrë kategorike. E përfaqësoj unë vetë karakterin tim. S’ke ardhur ti të përcaktosh karakterin tim.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img