More
    HomeUncategorizedPas momenteve romantike, Graniti bën deklaratën e papritur për Fifin: “Nuk mund...

    Pas momenteve romantike, Graniti bën deklaratën e papritur për Fifin: “Nuk mund të ndodhë …”

    Që në ditët e para të “Big Brother VIP”, Fifi shprehu pëlqimin për Granitin. Afrimitetin e dyshes e vunë re të gjithë banorët e tjerë, por mendonin se mes tyre nuk mund të ketë më shumë se shoqëri. Kjo sepse sipas tyre ish-futbollisti nuk e shihte me të njëjtin sy këngëtaren. Fifi nga ana tjetër diskutonte dita-ditës se si do ta puthte Granitin, por gjërat mes tyre kanë marrë një drejtim tjetër.

    Mbrëmjen e djeshme, Graniti i tha Fifit se e do shumë si person, por nuk mund ta shohë dot më shumë se kaq. Për këtë arsye nuk dëshiron që të vazhdojnë aludimet se mes tyre mund të lindë një histori dashurie. Këtë deklaratë këngëtarja nuk e ka pritur aspak mirë dhe menjëherë pas bisedës, vendosi që të mos komunikonte më fare me të.

    Granit Cana: Është zgjatur pak shumë kjo puna jonë edhe ka ardh një moment që ndoshta edhe njerëzit po presin me kuptu çka është kjo puna jonë. Të kam shumë për qejfi, të du shumë, shumë si person, por thjesht…

    Fifi: Si motër… Granit Cana: Jo, Jo… (Fifi çohet dhe shkon në krevatin e saj, Graniti e ndjek nga pas). A mundesh me vazhdu të lutem. Granit Cana: Pse bën kështu? Fifi: Hape krahun, s’kam punë me ty e ke bllok.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img