More
    HomeUncategorizedPasi ndryshoi “look”, fansi krahason Xhensila Myrtezajn me këtë mashkull VIP! Reagimi...

    Pasi ndryshoi “look”, fansi krahason Xhensila Myrtezajn me këtë mashkull VIP! Reagimi i saj është EPIK!

    Ajo është një ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar dhe e kemi fjalën për Xhensila Myrtezaj! Gjatë viteve të saj në karrierë shpesh herë ajo ka eksperimentuar me ‘look-un’, por si herën e fundit nuk e kishim parë kurrë dhe na la pa fjalë.

    Xhensila pak ditë më parë publikoi një fotografi nga një set fotografik i bërë së fundmi ku shfaqet me flokët komplet të prerë shkurt. Jo vetëm prerja dhe baluket, por dhe veshja provokuese i ka befasuar fansat me pamjen e re!  Ne nuk e dimë ende nëse është thjesht një eksperiment momental, janë paruke, apo Xhensilën do ta shohim edhe në vazhdim kështu?!

    Krah shumë komenteve pozitive, një nga fansat i ka shkruar artistes se ngjason shumë me Bruce Lee. “Si Bruce Lee qenke bo, rahmet pastë!”- ka shkruar ai. Ky koment i ra në sy këngëtares gjë që e bëri të qeshë shumë.

    Teksa e ka ndarë komentin edhe me ndjekësit e saj në Instastory ajo shkruan, se i dolën lot nga të qeshurat. Më pas, publikoi edhe një fotografi të Bruce Lee dhe la të nënkuptohet se akoma po qesh me këtë batutë duke shkruar “Marova”.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img