More
    HomeUncategorizedPo thyen rekorde botërore, por a të ketë një sezon të dytë...

    Po thyen rekorde botërore, por a të ketë një sezon të dytë të “Squid Game”?

    Seriali i ri “Squid Games”, i cili është bërë viral ditët e fundit, po bëhet ndër më të ndjekurit e “Neflix” ndonjëherë. Dra.ma në gjuhën koreane erdhi për herë të parë në shtator dhe eksploron një botë shumë larg ndaj normales, në të cilën një organizatë e çuditshme rekruton njerëz që kanë borxhe dhe ata pastaj duhet të konkurrojnë në një seri lojërash vde kjep rurëse.

    Për krijuesin e saj, Hwang Dong-hyuk, ata ishin pjesë e fëmijërisë së tij në Korenë e Jugut.
    “Ishte shumë e fortë fizikisht dhe kështu sa herë që luanim dikush lëndohej, i shqyheshin rrobat ose qante. Gjithmonë do të ishte loja e fundit e ditës.”-vijoi ai. Prodhimi i shfaqjes ishte një përvojë intensive, por kjo nuk e ka hequr plotësisht idenë për të bërë një sezon të dytë.

    Seriali i Koresë së Jugut është bërë më i popullarizuari ndonjëherë duke tërhequr 111 milionë fansa. “The Guardian” shkruan se “Squid Game” ka kryesuar listat e Netflix-it në më shumë se 80 vende.

    “’Squid Game’ ka arritur zyrtarisht 111 milion fansa – duke e bërë atë serialin tonë më të madh ndonjëherë!”, shkroi kompania Netflix në Twitter. Më herët, krijuesi i fenomenit Netflix ka shpjeguar sesi stresi i xhirimit të serialit u shfaq në një mënyrë shumë fizike, duke rezultuar që ai humbi gjashtë dhëmbë gjatë punës.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img