More
    HomeUncategorizedQeveria merr vendimin: Cilat paga janë rritur dhe cilët prfitojnë bonuse!

    Qeveria merr vendimin: Cilat paga janë rritur dhe cilët prfitojnë bonuse!

    Sot është mbledhur Kabineti Qeveritar dhe çdo ministër ka folur për sektorët përkatës në lidhje me vendimet e qeverisë. Ndihma ekonomike do të rritet me 10%. Duke filluar nga 1 korriku 2022 për mjekët dhe infermierët do të këtë sërish rritje page prej 6%.

    Ogerta Manastirliu tha se do të dyfishohet masa e mbrojtjes për fëmijët jetimë, edhe për gratë e trafikuara dhe të dhunuara do të ketë një rritje me 3 herë të masës ekonomike. Përpos mjekëve dhe infiermierëve, në projektbuxhetin 2022 parashikohet rritje page edhe për mësuesit, në masën 6%. Ministrja e Arsimit deklaroi se rritje page do të përfitojnë edhe punonjësit psikosocialë.

    Ministri i Drejtësisë,Ulsi Manja tha se do të rriten pagat e punonjësve të burgjeve njësoj si punonjësit e Policsë së Shtetit, ndërkohë që do të ketë trajtim financiar edhe për njësinë anti-korrupsion, me qëllim që të shmangin korrupsionin. Bonus do të përfitojnë punonjësit e policisë, të cilët ushtrojnë profesionin jashtë vendbanimit.

    Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, parashikoi një fond për pastrimin e territorit dhe të mbetjeve me një buxhet që do i japë mundësisë që të ndërhyjë me instrumente për të mbështetur Bashkitë. Merret vendimi për mbështetjen e fermerëve dhe peshkatarëve. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krfica, u shpreh se do mbështesin turizmin rural, një prioritet i vendosur në tre vitet e fundit, sepse është një motor zhvillimi.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img