More
    HomeUncategorizedTërmet i fortë në Lezhë, qytetarët të frikësuar dalin në rrugë (video)

    Tërmet i fortë në Lezhë, qytetarët të frikësuar dalin në rrugë (video)

    Lëkundje e fortat të tërmetit që u regjistruan mbrëmjen e sotme kanë shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët në Lezhë. Sipas të dhënave nga IGJEUM tërmeti ishte me madhësi 4.5 i shkallës Rihter, me epiqendër në Lezhë.

    Lëkundjet kanë qenë të forta, duke shaktuar panik tek banorët. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga abcnews.al qytetarët kanë dalë në rrugë. Sakaq, paraprakisht nuk raportohet për dëme të shkaktuara.

    Ndërkohë në faqen e EMSC kanë komentuar një numër i madh qytetarësh, të cilët theksojnë se lëkundjet kanë qenë të forta. Shumë nga komentet theksojnë se janë trembur nga lëkundjet e ndjera mbrëmjen e sotme dhe kanë frikë.

    “Ishte i forte”, shkruan një komentues. “U ndie sërish, nuk do na lërë me flet rehat”, shkruan një tjetër . Ndërkohë lëkundjet e ndjera në Lezhë, kanë krijuar shumë panik tek qytetarët.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img