More
    HomeUncategorizedU tha se është në lidhje me Jasminën e “Për’puthen”, reagon për...

    U tha se është në lidhje me Jasminën e “Për’puthen”, reagon për herë të parë Erik Fullani

    Ditët e fundit në mediat rozë u tha se Jasmina e “Për’puthen” mund të jetë në një lidhje me Erik Fullanin, djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Kjo për shkak se ata kanë filluar të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, kanë dalë në një video live bashkë, janë fotografuar me të njëjtat rroba dhe makinë.

    Kaq mjaftoi që ata të përfliten për një lidhje teksa së fundmi Eriku ka thyer heshtjen. Në një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, ai ka zgjedhur që të flasë për këtë çështje ndonëse jodrejtpërdrejt.

    Një ndjekës/e i ka shkruar: “Na e thuaj një herë e mirë je i lidhur apo jo?”. Kësaj pyetjeje ai i është përgjigjur: “Jo, nuk jam [i lidhur]. Jam beqar, single po meqë e keni kaq merak kur të lidhem do t’ua them. Burrash”.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img