More
    HomeUncategorized“Vajza jonë nuk e di se unë ...”, Robert Berisha çudit me...

    “Vajza jonë nuk e di se unë …”, Robert Berisha çudit me deklaratën

    Prej kohësh, Nora Istrefi dhe Robert Berisha s’janë më bashkë, por janë ndër të pakëtat çifte të ndara në paqe dhe marrëdhënia e tyre është për t’u pasur zili! Ata takohen shpesh bashkë për shkak të vajzës, Renee, shkojnë me udhëtime bashkë, hanë dreka e darka e janë shokët më të mirë të njëri-tjetrit.

    Madje, ata janë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit dhe këtë e dëshmojnë herë pas here. Së fundmi, Berisha ka treguar në një intervistë për “Goca dhe Gra” se situata mes tyre është arritur të menaxhohet aq mirë, sa vajza e tyre nuk e di se janë të divorcuar.

    “E kam menaxhuar aq mirë, sa goca nuk e di fare që ne jemi të divorcuar, dhe nuk e ka kuptuar që ne nuk jemi bashkë. Ne thjesht nuk bashkëjetojmë me një shpi, ne edhe pushimet i bëjmë bashkë. Kur vie puna me qenë e lumtur goca ajo është primare. Mendoj që duhet të harrohet ky mentalitet, këto komplekse të shqiptarëve, që kur të ndahesh nuk ke të drejtë as komshiut të gruas me i folë”, tha Berisha.

    Veç kësaj duke treguar për marrëdhënien e ngushtë që kanë, Roberti ka treguar se gjithashtu secili mund të vazhdojë jetën e tij, por ata që bëhen pjesë duhet të respektojnë marrëdhënien mes tyre. “Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për këtë do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte”, – shprehu ai.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img