More
    HomeUncategorizedVazhdon “sh3rri” akoma/ Atdheu i kthehet keq Andit : Rritu pak

    Vazhdon “sh3rri” akoma/ Atdheu i kthehet keq Andit : Rritu pak

    Atdhe Xharavina dhe Andi Artani janë dy ish-konkurrent të Për’puthen që patën një miqësi shumë të madhe bashkë. Atdheu i dha fund miqësisë dhe doli me disa deklarata publike:

    Dua t’ju them që i kam vu vizën disa personave që më quanin vëlla dhe ta punojnë mbrapa krahëve disa herë po e kam bo një sy qorr po u mbush kupa. Respekt për të gjithë, ju faleminderit Zotit me disa nga personazhet e PP që ka ngel respekti dhe dashuria në mes dinë ata se kush janë, por që do i bëj publik avash avash”, shkroi Atdheu.

    Atdheu ka treguar se ka qenë ai që ka bashkuar Andin dhe Jasminën gjatë krizave në lidhje, por në momentin që ata u ndanë përfundimisht Andi i kërkoi Atdheut të mos publikonte më foto me Jasminën dhe ai e respektoi kërkesën e shokut. Nga ana tjetër, sipas Atdheut, Andi nuk bëri të njëjtën gjë në momentin që ai u nda nga Sara.

    I ftuar sot te Shqipëria Live, Andi tha se nuk ka miqësi me të, por ai me vëllain e tij të madh flet normalisht. Madje Andi shtoi se Atdheu është kokfort, ka kuptuar gabimin e tij dhe se po pret falje prej tij.

    Pas këtyre deklaratave Atdheu shkroi në InstaStory: “Jam mjaftueshëm i rritur dhe i vetdijshëm për gabimet që bëj në jetë dhe nuk kam pas kurrë turp të kërkoj falje për ato gabime paske dal sot me deklaratë që do nga unë të them më fal po ska gjë do kalojnë dhe ca vite do rritesh dhe pak dhe do i kuptosh dhe do i shofësh gjërat ndryshe, por fal e ke edhe këtë herë si shumë herë tjera veç pse qënke mirënjohës se kam mendu që edhe këtë nuk e ke suksese në jetë, mos prit gjë nga unë për gabimet e tua se do plakesh nëse e pret atë ditë të vijë”,- shkroi ai.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img