More
    HomeUncategorizedVIDEO/ Ndryshe nga të gjithë, Aurela Gaçe sapo na tregoi një mënyrë...

    VIDEO/ Ndryshe nga të gjithë, Aurela Gaçe sapo na tregoi një mënyrë ‘të çuditshme’ për të pritur ditëlindjen

    Me plot gojë mund të themi se ajo është një divë e muzikës shqiptare. Edhe pse për një njeri energjik e shumë aktiv si ajo, mosha është thjesht numër, ditën e nesërme, Aurela feston ditëlindjen e saj të 47-të. Mirëpo, nëse prisnit që një ditë para ditëlindjes, ajo të ishte duke organizuar ndonjë festë, ose duke zgjedhur fustanin, gaboheni!

    Me anë të një postimi shumë ‘funny’ në llogarinë e saj në Instagram, Aurela ka treguar një mënyrë të pazakontë për të pritur ditëlindjen. Teksa ka publikuar një VIDEO ku shfaqet në palestër duke u ushtruar, këngëtarja ka shkruar:

    Duke pritur 47 -vjetorin (nesër dmth). Të kujdesesh për shëndetin tënd fizik, shpirtëror, psikologjik, është dashuri jo vetëm për veten por edhe për ata që të rrethojnë. Sa më mirë të ndihemi me veten, aq më shumë dashuri shpërndajmë, aq më shumë japim në familje, në shoqëri.

    Epo, Aurela nuk është si gjithë të tjerët, dhe mesa duket e tregon edhe në raste të tilla! Ndërkohë, së fundmi, këngëtarja ka publikuar bashkëpunimin me Stinen, “S.F.L”, që ka risjellë tek publiku Dr. Florin, ndonëse ai është ndarë nga jeta 6 vite më parë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read

    spot_img